Afrim Gashi, kryetari i sapozgjedhur i Lëvizjes BESA nga krahu i Shkupit, në emisionin Click Plus në lidhje në pyetjen me bashkimin e mundshëm të Lëvizjes BESA me PDSH-në e Menduh Thaçit, Gashi theksoi se nuk kemi nevojë për një bashkim të tillë, njofton TetovaSot.

“Nuk kemi nevojë. Kemi formu Lëvizjen BESA duke dashtë që kjo mënyrë e organizimit nuk është tek partitë tjera, dhe kjo mënyrë e artikulimit të gjërave nuk është autentike, dhe prandaj kemi themelu. Po të kishim mendu se kishim afërsi me ndonjë subkjet politik nuk do e kishim themelu partinë kishim shku drejt atje”, theksoi Gashi.