Jefferson Reis, lojtar i Operario MS, goditi me grushte një nga djemtë që kapin topat pasi ky i fundit po festonte një gol.

Ishte vetëm ndërhyrja e lojtarëve të tjerë që shpëtoi djaloshin që po goditej me breshëri grushtesh në fytyrë.

Arbitri i takimit e ndëshkoi me të kuq Reisin, së bashku me dy lojtarë stoli që u përfshinë në sherr.