Situata në Siri është përkeqësuar ndjeshëm, megjithëse nuk ka elementë të rinj po shkojmë drejt një katastrofe humanitare, deklaroi sot kreu i diplomacisë franceze, Jean-Yves le Drian.

Në fjalimin  e mbajtur sot Parlament, ai u shpreh për një urgjencë absolute për këtë çështje.

“Për mendimin tim situata më e keqe është para nesh. Kjo situatë është rrjedhojë e bllokimit të procesit politik. Të gjithë elementët janë bërë bashkë për një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme.

Le Drian do të zhvillojë një vizitë në Moskë dhe Teheran, mbështetës të regjimit të presidentit Bachar al-Assad, për të biseduar për gjendjen siriane.