Pas përfundimit të festës zyrtare të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës mori vendim për kthimin e flamurit kombëtar “Te Rrethi” në hyrje të Prishtinës.

E tërë ngjarja u zhvillua nën monitorimin e njësive policore. Flamuri shtetëror qëndroi në shtizë gjatë tërë festës së 10 vjetorit të pavarësisë ndërsa tani kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj doli me një vendim me të cilin e obligoi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për kthimin e flamurit kombëtar te rrethi.

Kujtojmë se më 13 shkurtë  në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës me rastin e shënimit të 10 vjetorit të pavarsisë së Kosovës.