Manifestimi tradicional “Qyteti prej dëbore” fillon sot në Kodrën e Diellit në organizim të Qendrës Kulturore për Fëmijë “Karposh” – Shkup.

Pjesëmarrësit – ndërtuesit e qytetit prej dëbore janë nxënës të shkollave tetëvjeçare nga Shkupi, Kumanova, Vinica dhe Tetova, që do të akomodohen në hotelin “Slavija” – ELEM.

Më 27 shkurt në orën 11  ndërtuesit së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Karposh”, Ruzha Gjorgjeska do ta paraqesin Qytetin prej dëbore dhe do të jetë i hapur për vizitorë. Do të organizohet dhe një vizitë njëditore në Qytetin prej dëbore.