Ndërkohë që forcat e regjimit të Asadit janë futur tashmë në rrethinat e qytetit të Afrinit, mësohet se forcat turke kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre për të parandaluar avancimin e mëtejshem.

Mediat turke raportojnë se ushtarët e tyre kanë qëlluar disa herë me predha në drejtim të ushtarëve të Asadit në formë paralajmërimi për të mos vijuar më tej avancimin e tyre.

“Pas kësaj, ata janë tërhëqur 10 kilometra nga qyteti i Afrinit”, transmeton Hurriyet.

Futja e ushtrisë së Asadit në Afrin, shihet me shqetësim në arenën ndërkombëtare pasi rrit shanset për zgjerim të konfliktit të Lindjen e Mesme përmes një përplasje të drejtpërdrejtë Turqi-Siri.