Pelerina elegante, dizajne gjeometrike dhe ngjyra të zbehta dominuan pasarelën e Fendit në javën e modës në Milano. Kompania italiane prezantoi një koleksion romantik dhe femëror për sezonin vjeshtë-dimër 2018.

Qëndisjet nëpër fustane dhe pelerinat me supet katrore, të gjata e të shkurtra, ishin mes elementëve që binin në sy në krijimet e frymëzuara nga vitet ’80.

Pjesë e koleksionit ishin gjithashtu veshje të krijuara në bashkëpunim me artistin britanik, Hey Reilly, i njohur për shkrirjen dhe transformimin e logove simbol të botës së modës.

Në pasarelën e Fendit parakaluan dy motrat Gigi dhe Bella Hadid, e gjithashtu Kaia Gerber. Të treja ato prezantuan veshje me nuanca neutrale.