Turqia pengoi sistemim të mundshëm të ushtarëve sirianë në enklavën Afrin, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Në pyetjen nëse kjo është penguar pas bisedës telefonike qe e kishte me presidentin rus Vlladimir Putin, Erdogan u përgjigj po.

“Sistemimi mbrëmë u pengua”, potencoi Erdogan.

Paraprakisht ai paralajmëroi se në ditët e ardhshme, duke iu falënderuar përparimit të ushtrisë turke, e përkrahur nga luftëtarët Ushtrisë së lirë siriane, qyteti Afrin do të jetë nën rrethim.