Presidenti i Turiqisë Recep Tayyip Erdoğan në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov lidhur me çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë u shpreh se “Ne jemi vendi i parë që ka njohur emrin kushtetues. Do të jemi atje ku ishim deri tani”, raporton AA.

Erdoğan dhe Ivanov, pas bisdemeve të mbajtura kokë me kokë dhe mes delegacioneve në Kompleksin Presidencial, zhvilluan një konferencë shtypi të përbashkët.

Presidenti i Turqisë duke shprehur kënaqësinë e tij për mirëpritjen e Ivanovit dhe delegacionit të tij, tha se vizita e Ivanovit është një tregues i rëndësishëm i lidhjeve të lashta dhe ndjenjave vëllazërore mes Turqisë dhe Maqedonisë.

Erdoğan më tej duke theksuar se në takimet kokë me kokë dhe ato mes delegacioneve kanë trajtuar marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha dimensionet dhe kanë vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit, u shpreh se kanë konfirmuar rritjen e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve në nivele shumë më të larta si ato politike dhe kulturore. Erdoğan shprehu besimin se vëllimi i aktual i tregëtisë bilaterale me përpjekje të përbashkëta mund të rritet edhe më shumë.

Ai tha se do të vazhdojnë të inkurajojnë biznismenët dhe të japin mbështetjen e duhur në këtë drejtim.

“Shpresojmë se në periudhën e ardhëshme më shumë kompani turke do të veprojnë në Maqedoni dhe do të shërbejnë në sjelljen ekonomisë së vendit në një pikë më të mirë”, tha Erdoğan duke shprehur dëshirën për rritjen e investimeve turke në Maqedoni.