Turqia pret që qyteti sirian Afrin për disa ditë të jetë nën rrethim, deklaroi presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Gjatë ditëve në vijim, falë përparimit të armatës turke, mbështetur nga luftëtarët e Armatës së lirë siriane, qyteti Afrin do të jetë nën rrethim”, theksoi Erdogan para deputetëve të Partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit.

Armata turke më 20 janar e filloi operacionin “Dega e ullirit” në enklavën siriane Afrin kundër Forcave kurde për mbrojtje të popullit dhe Partisë së unionit demokratik, të cilat për Ankaranë janë organizata terroriste.

Sipas Shtatmadhorisë së armatës turke në operacionin njëmujor janë neutralizuar 1.715 terroristë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në operacionin turk janë eliminuar 74 pjesëtarë të Forcave për mbrojtjen e popullit, të Partisë punëtore kurde, të Partisë së unionit demokratik dhe të Shtetit islamik.

турска војска африн

Ndërkohë, shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çaushogllu deklaroi se armata siriane ende nuk ka hyrë në rajonin e Afrinit dhe nuk dihet nëse do ta bëpjë atë.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA dje kumtoi se forcat proqeveritare do të hyjnë në territorin e Afrinit. Ndërkaq këshilltari në administratën e zonave nën kontroll të kurdëve në Sirinë veriore, Badran Xhia Kurd dje deklaroi se autoritetet në Damask dhe forcat e kurdëve sirianë arritën marrëveshje që Armata e Sirisë të hyjë në rajonin e Afrinit për të ndihmuar në kundërshtimin e ofensivës turke “Dega e ullirit”. Sipas tij, forcat lojale ndaj presidentit sirian Bashar al Asad mund të hyjnë në rajon gjatë dy ditëve në vijim.

Thëniet e tilla shkaktuan reagim tek Erdogani, i cili iu kërcënua Qeverisë siriane se do të përballet me pasoja nëse arrin marrëveshje me Forcat siriane kurde për mbrojtje të popullit kundër operacionit ushtarak turk në Siri.

“Nëse regjimi sirian niset rrugës së tillë, atëherë do të ketë pasoja”, theksoi Erdogan dhe paralajmëroi se ofensiva turke do të vazhdojë në pajtim me atë që është planifikuar.

Сирија Курди

Milicia siriane kurde Forcat për mbrojtje të popullit sot demantoi se ka arritur marrëveshje me Damaskun, së bashku me armatën siriane të hyjë në enklavën Afrin.

“Nuk ka marrëveshje. Pati vetëm thirrje nga ne drejtuar armatës siriane të vijë dhe t’i mbrojë kufijtë”, deklaroi zëdhënësi i Forcave për mbrojtjen e popullit, Nuri Muhamed.

Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalan informatat se është arritur marrëveshje mes armatës siriane dhe Forcave për mbrojtjen e popullit për t’iu kundërvënë armatës turke në Afrin i vlerësoi si propagandë.

“Është e qartë se kumtesat për arritje të marrëveshjes mes regjimit sirian dhe Forcave për mbrojtje të popullit dhe Partisë së unionit demokratik kanë qëllim propagandues. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka seri të negociatave të fshehta dhe të ndyta. Operacioni ‘Dega e ullirit’ do të vazhdojë me vendosshmëri dhe do ta arrijë qëllimin, pavarësisht nga ajo se çka bëjnë ata”, shkroi Kalan në Tuiter.

paralajmërimet nga ana e Erdoganit krijojnë mundësi për konflikt potencial mes Turqisë dhe forcave siriane, të cilat kanë mbështetjen e irnait dhe Rusisë. Armata siriane nuk është e pranishme në Adrin prej vitit 2012, kur u tërhoq nga pjesa mëe  madhe e Sirisë veriore. Kthimi i saj në enklavë, ku janë të sistemuara njësi të forcave rajonale dhe ndërkombëtare mund ta komplikojë situatën dhe të çojë drejt trazirave të padëshiruara.

Për Ankaranë, Forcat për mbrojtje të popullit të kurdëve sirianë janë degë e Partisë punëtore kurde (PKK) në Siri. PKK, e cila lufton për autonomi të kurdëve në territorin turk, ndodhet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, BE-së dhe SHBA-së. Forcat për mbrojtje të popullit, nga ana tjetër, ishin një ndër aleatët kryesorë të SHBA-së në luftën kundër grupit xhihadist Shteti islamik (SHI), kështu që ofensiva turke shkaktoi tensione në raportet mes Ankarasë dhe Uashingtonit.

Турција Африн Сирија

Analistët propozojnë të arrihet marrëveshje që armata siriane të hyjë në Afrin, ndërsa pjesëtarët e Forcave për mbrojtje të popullit të sistemohen më larg kufirit të Turqisë, që është një nga mënyrat për ndërprerje të operacionit turk “Dega e ullirit”.

Ankaraja e filloi operacionin në Afrin pasi që mori leje nga Rusia, e cila e mbështetë regjimin e presidentit sirian Asad. Për atë shkak, një konflikt i mundshëm mes armatës siriane dhe forcave turke do të çonte drejt një konflikti potencial dhe mes armatës ruse dhe turke.