Eni Koçi ka qenë kohët e fundit e përfolur për linjat trupore, por edhe supozimet rreth një lidhje me këngëtarin Genc Prelvukaj.

Por deri më tani ata nuk e kanë pohuar dhe mohuar romancën e tyre, duke ia lënë kohës që të dëshmojë të vërtetën.

Megjithatë këngëtarja së fundi ka publikuar videoklipin më të ri, i cili flet për një dashuri që tashmë ka përfunduar.

Image

“Jemi dashtë”, titullohet kënga e re e bukuroshes sonë dhe nuk dihet se kujt i dedikohet klipi.

Theksojmë se tekstin e këngës e ka shkruar Genc Prelvukaj, ndërsa videon e ka realizuar Black Fish Entertainment.

Eni pritet që të sjellë edhe këngë të tjera gjatë vitit 2018, ndërsa do të jetë e pranishme në një numër të madh koncertesh.