Pas publikimit të projektit të ri muzikor, Ledri Vula ka marrë komente pozitive dhe është përkrahur nga fansat e kolegët.

Kënga ‘I vogël’ ka prekur shumë njerëz të cilët e kanë gjetur veten tek teksti i saj.

Ishte edhe këngëtarja e suksesshme Elvana Gjata ajo e cila një pjesë të tekstit e ka shkëputur dhe e ka hedhur në Instagramin e saj bashkë me këngën  Ledrit.

“Jena dasht me zemer jo si sot me fjale”, ka shkruar ajo ndërsa kjo ishte mënyra që ka zgjedhur për ta përkrahur kolegun e saj këngëtar.