Qika Jem’ quhet projekti më i fundit DJ Blunt dhe Real1.

E ky projekt muzikor u cilësua ‘diss’ kundër reperëve të ‘Redbox’, madje, nuk mjaftoi me kaq por Blunt përmes një videoje i ofendoi reperët e kompanisë në fjalë.

Gjërat nuk ndaluan me kaq, por, vazhduan më pas polemikat mes Blunt&Real1 vs Redbox përmes videove.

Sido që të jetë, ndonëse u munduan të bëjnë zhurmë duke u kapur me emrat më të njohur të momentit siç janë Ledri e Gjiko, dyshja Blunt dhe Real1 siç duket kanë kopjuar totalisht këngën ‘Qika jem’, shkruan lajmi.net.

Saktësisht bëhet fjalë për muzikën (Beatin) dhe vijën melodike e cila është e njëjtë me të projektit ‘Ice Tray ‘ nga Quality Control, Quavo, Lil Yachty, duke mos e cekur se kënga ‘Qika jem’ mund të jetë remake e ‘Ice Treay’.

Më poshtë keni edhe dy videot për të parë ngjashmërinë.