Fitorja e këngëtarit Ermal Meta pas festivalit të Sanremos është shoqëruar me komente positive, por edhe negative.

Më e fundit ishte hapja e një faqe në Instagram me piktura  të Ermalit dhe Fabrizios duke aluduar se janë së bashku çift.

Menjëherë pas kësaj Ermali ka reaguar në rrjete sociale duke shkruar se ata duhen por jo kaq shumë. Më pas këngëtari me origjinë shqiptare ka vijuar me një tjetër postim duke thënë:

“Njerëz, ironizova vizatimet tuaja pa u ndjerë i ofenduar. Homoseksualiteti nuk është diçka për t’u ofenduar. Thjesht më pëlqejnë gratë, ashtu siç i pëlqejnë edhe Fabrizio-s. Nëse do të ndryshojë gjë, ju premtoj se do ta merrni vesh nga unë personalisht. Rroftë dashuria,”-përfundon këngëtari, fitues i Sanremos me këngën “Non mi aveto fatto niente