Raheem Sterling është në dyshim për finalen “Carabao Cup” kundër Arsenalit që do të zhvillohet të dielën.

Anësori i Manchester City, Raheem Sterling, është në dyshim për finalen e “Carabao Cup” kundër Arsenalit, sfidë kjo që do të zhvillohet këtë të diele, raporton Gazeta Express.

Lajmi është konfirmuar nga Pep Guardiola, që ka bërë të ditur se sulmuesi anglez vuan nga një tërheqje muskulore që nga ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Baselit.

“Ai ka probleme muskulore, kishte probleme kundër Baselit”, u shpreh Guardiola. “Nuk e di nëse është gati për të dielën”.

Sido që të jetë, lajmi i mirë është se Gabriel Jesus po e merr vetën, megjithëse Guardiola ende nuk dihet nëse do të ftohet për finalen e së dielës.

“Do të shohim nesër”, u shpreh spanjolli. “Ai bëri stërvitjen e tretë dje. Çdo ditë është më i mirë”