Këngëtarja kosovare, Dua Lipa është zgjedhur artistja më e mirë femër në ceremoninë Brit Awards 2018 në Londër.

Dua është bërë e njohur gjithandej me hitet “New Rules” dhe “IDGAF”, dhe është nominuar në pesë kategori: artistja më e mirë femër, artistja më e mirë debutuese, kënga më e mirë me “New Rules”, albumi më i mirë anglez dhe videoklipi më i mirë anglez.

Në kategorinë e albumit më të mirë ajo garon edhe krahas Ed Sheeran, shkruan Gazeta Express.