Objektivi fillestar i Samsung ishte furnizimi i 45-50 milionë iPhone me ekrane. Aksionet e kompanisë ranë me 2.3%.

Samsung do të reduktojë prodhimin e ekraneve OLED në përgjigje të kërkesës së ulët konsumatorë për iPhone X. Muajin e kaluar analistët thanë se Apple do ti jepte fund prodhimit të iPhone X në verë si rezultat i kërkesës së dobët.

Samsung Display, divizioni prodhues i ekraneve pranë Samsung Electronics, do të prodhojë 20 milion më pak panele OLED për iPhone gjatë periudhës Janar – Mars. Objektivi fillestar i Samsung ishte furnizimi i 45-50 milion iPhone me ekrane. Aksionet e kompanisë ranë me 2.3%.

Muajin e kaluar Nikkei raportonte se Apple do të reduktonte prodhimin e iPhone X me 20 milion njësi duke shtuar shqetësimet për shitje të dobëta të telefonit 999 dollarësh.

iPhone X ishte telefoni i parë që pësoi një ridizajnim madhor që nga debutimi i iPhone 6-ës në 2015-ën.PCWorld Albanian