Reperi Dj Blunt, ka fyer publikisht një varg të reperëve të tjerë në një video paraqitje të tij.

Vetëm një ditë pas publikimit të klipit “Qika Jem” që u konsiderua diss, është vet protagonisti, DJ Blunt, ai që doli për të konfirmuar një gjë të tillë.

Ai në një video paraqitje fyen rëndë Ledri Vulën duke e akuzuar për mos mirënjohje pasi bashkë e bënë remiksin e “Nëse m’don Ti”, që verën e para dy viteve ishte shndërruar në hit.

Madje Blunt shkon më larg duke thënë se Ledri në biseda ka fyer edhe Lumin (tash shokun e tij më të mirë) dhe të tjerë reperë, duke e cilësuar edhe si të pabesë.

Më tej Blunt duke thënë se flet edhe në emër të Real 1 me pamje kah ai që është apartamenti i tij, ka fyer edhe reperin Gjiko, duke e akuzuar si jo real, pas lansimit të këngës “Shtrejt”.

Blunt në fund të videos së tij paralajmëron se do t’i luftojë të gjithë reperët me muzikë, ashtu siç ka bërë gjithmonë dhe thotë se askush s’mund ta ndalë.

Pamje nga klipi “Nëse m’don Ti”.