Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot në Bruksel mori pjesë në forumin vjetor “Evropa – sërish në rrugën e duhur”, në organizim të Qendrës për studime politike evropiane.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, siç informon MPJ-ja, ka marrë pjesë në dy panel diskutime “Ballkani Perëndimor: vrime e zezë në Evropë?” dhe “Dilema e Kopenhagës së BE-së: Mbrojtje e qeverisjes së të drejtës para dhe pas inkuadrimit?”.

Në fjalimet e tij, ministri Dimitrov u përqendrua në integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë dhe rajonit dhe sfidat e procesit integrues, shikuar në dy drejtimet – i i Maqedonisë dhe Rajonit, por edhe ai i Brukselit dhe vendeve anëtare.

Me këtë rast e potencoi nevojën për njohjen e përbashkët e mundësisë së krijuar dhe shkallës së lartë të angazhimit për realizimin e saj.

“Në Maqedoni lindi vendosmëri e re reale për avancim. Përgjegjësia që ajo të valorizohet në rezultat të pranueshëm është e përbashkët. Është koha që si rajon të fokusohemi në ardhmërinë dhe të hyjnë në garë për atë se kush do të mundësojë shoqëri më e mirë për qytetarët e vet, shoqëri më cilësore dhe arsim më të avancuar”, theksoi Dimitrov.

Në pikëpamje të Kriterit të Kopenhagës dhe qeverisjes së të drejtës, Dimitrov konkludoi se sot procesi i inkuadrimit në BE, është dukshëm më ndryshe nga ai gjatë valëve të para të zgjerimit të Unionit.

димитров брисел

“Kriteret për anëtarësim janë rritur, ndërsa njoftimi është më i ashpër. Kjo vetvetiu e bën procesin më efikas. Megjithatë, futja e sinqeritetit më të madh në mënyrë shtesë do të kontribuojë për qëndrueshmërinë e reformave, duke e përfshirë edhe qeverisjen e të drejtës”, ka thënë Dimitrov.

Pjesëmarrjen e tij në forum, ministri Dimitroc e ka shfrytëzuar edhe për takim me zëvendëskryeministrin dhe ministër të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Mbretërisë belge, Didie Rejnders dhe informimine  tij me aktualitetet në Dosjen reformuese të BE-së të Republikës së Maqedonisë, kumtoi MPJ-ja.