Dje rreth orës 8:20 në stacionin policor në Saraj A.R (48) nga Shkupi ka denoncuar se në periudhën prej 8 deri më 18 shkurt në fshatin Llokë i është djegur tërësisht uikend shtëpia e tij, njofton Zhurnal.

Sipas denoncuesit, një person i panjohur, në mënyrë gjithashtu të panjohur ka shkaktuar zjarr dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Nga zjarri, shtëpia është djegur tërësisht. Në këtë mënyrë i është shkaktuar dëm material rreth 500.000 denarë.

Policia po ndërmer masa për zbardhje të plotë të rastit.