Një person i moshuar ka vdekur në Tiranë nga zjarri që ka kapluar banesën e tij, njofton Policia.

Njoftimi

Me datë 20.02.2018,  rreth orës 17:10, në rrugën “Bedri Karapici”,  në banesën e shtetasit M.K., rreth 80 vjeç i cili ndodhej në banesë i paralizuar, ka rënë zjarrm.

Sic thuhet një njoftim,  menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe  asfiksisë nga tymi ka humbur jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.