Marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, së bashku me aneksin e nënshkruar nga presidentët e të dy vendeve, me shumë gjasë nuk do të hidhen sot në votim.

Nga burime të veta Klan Kosova merr vesh se sipas të gjitha gjasave, me koordinim të partive politike kryesore të vendit, duke përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje, do të ketë shtyrje të votimit për javën e ardhshme.

Votat për ratifikimin e demarkacionit mungojnë, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, duke theksuar se u mungojnë dy ose tre vota.