SHA ELEM sot bëri të ditur se në fazën përfundimtare është dokumentacioni për blerjen e mekanizmit personal për gërmimin e thëngjillit në REK Bitolla me ç’farë do të eliminohet apo do të reduktohet në minimum angazhimi i firmave të jashtme.

Sipas studimit të kryer fizibilit nga ana e Sektorit për zhvillim dhe investime në REK Bitolla, për furnizim të plotë të pajisjes personale do të nevojiten 64,5 milionë euro. Në fazën e parë, shuma për furnizim do të jetë 24 milionë euro dhe tenderi pritet të shpallet deri në fund të shkurtit.

Përndryshe, pas tërheqjes së kompanisë “Transmet” nga marrëveshja për gërmimin e thëngjillit, 2 shkurt është shpallur tender i ri, ndërsa deri te zgjedhja e kompanisë së re, gërmimin do ta kryejë firma “Pelister” me të cilën është lidhur marrëveshje e përkohshme.