Disa vite më parë për femrat gazetaria ka qenë një profesion i vështirë krahasuar me ditët e sotme.

Tashmë gazetaret i shohim në çdo fushë, madje dhe në atë të sportit, që gjithmonë i është atribuuar meshkujve.

Për të folur pikërisht për këtë gjë, në ‘Pasdite ishin ftuar disa gazetare sportive.

Bukuroshja e ekranit të ‘TVSH’, Hygerta Sako tha se gazetaret sportive i paragjykojnë, sepse thonë që femrat nuk japin dot mend për futboll edhe pse ato nuk mund të japin kurrsesi mend, sepse nuk janë specaliste futbolli.

“Paragjykimit nuk do t’i shpëtojmë kurrë, aq më tepër që imazhin e bukur e lidhin me budallallëkun. Por ka shumë vajza që janë të bukura dhe profesioniste”, ka shtuar Hygerta.