Stefan de Vrij me anë të një letre ka treguar arsyet e largimit dhe është përshëndetur me tifozët e Lazios

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare mbrëmë njoftoi se nuk kanë arritur marrëveshje me holandezin de Vrij, i cili tha s do të largohet në fund të këtij sezoni.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet lojtari, i cili me anë të një letre thotë se i vjen shumë keq që po largohet në këtë mënyrë nga Lazio.

“Ka qenë periudhë shumë e vështirë plotë me spekulime rreth të ardhmes, duke arritur në një pikë që askush nuk e dëshironte”, shkruan fillimisht De Vrij në Instagram.

“Fatkeqësisht ne nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje të kënaqshme për të dy palët. E kuptoj zhgënjimin e tifozëve dhe më vjen keq që po largohem në këtë mënyrë”.

“Edhe pse jam shumë i lumtur dhe ndjehem si në shtëpi, nganjëherë ne kemi nevojë të jemi në zonën ku mund të arrijmë qëllimet tona”.

“Përgjithmonë do të jem falënderues ndaj Lazios dhe tifozëve që ishin gjithnjë aty për mua, për besimin dhe mundësinë e dhënë. Gjithnjë kam tentuar të dëshmojë që po jap më të mirën nga unë dhe do ta bëjë deri në fund të sezonit. Faleminderit, Stefan”, shkruhet në fund të letrës.

Mediat italiane sot shkruanin se De Virj nga sezoni i ardhshëm do të luajë për skuadrën e madhe, Inter.