Televizioni shtetëror sirian sot lajmëroi se forcat qeveritare siriane gjatë orëve të ardhshme do të fillojnë të hyjnë në rajonin Afrin në Sirinë veriperëndimore, i cili është nën kontroll të kurdëve sirianë.

Televizioni nuk bëri të ditur hollësi shtesë për sistemimin e njësiteve ushtarake, të njohura si “forca popullore”.

Siç lajmëroi paraprakisht MIA, këshilltari në administratën e zonave nën kontroll të kurdëve në Sirinë veriore, Badran Xhia Kurd në mëngjesin e sotëm bëri të ditur se autoritetet në Damask dhe forcat e kurdëve sirianë arritën marrëveshje që Armata e Sirisë të hyjë në zonën Afrin që të ndihmojë në kundërshtimin e ofensivës turke.

Marrëveshja është tregues për situatën gjithnjë e më të komplikuar në Sirinë Veriore, ku forcat kurde,  Qeveria siriane, grupet e kryengritësve, Turqia, SHBA-ja dhe Rusia janë të involvuar në  rrjet të armiqësive dhe aleancave, komentojnë analistët.

Turqia nga 20 janari filloi ofensivë ajrore dhe tokësore në rajonin sirian Afrin, i cili është nën kontroll të luftëtarëve sirianë.

Ankaraja i llogarit Forcat për Mbrojtje të Popullit të kurdëve sirianë për degë të Partisë Punëtore Kurde (PKK) në Siri. PKK-ja, e cila lufton për autonomi të kurdëve në territorin turk, ndodhet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, BE-së dhe SHBA-së.

Forcat për Mbrojtje të Popullit, nga ana tjetër, kanë qenë një nga aleatët kryesor të SHBA-së në luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (SHI), madje ofensiva turke shkaktoi tensione në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit.