Philippe Coutinho ka kaluar 24 orë për t’u harruar në qytetin e tij të ri, Barcelonë. Ai nuk ka udhëtuar me ekipin për në Londër, pasi nuk mund të luajë në Champions League me Barcelonën, duke qenë se është aktivizuar më herët këtë sezon me ekipin e Liverpulit.

Duke qenë se kishte pak kohë të lirë, ai zgjodhi të shkonte në një tempull në Barcelonë. Por, ai kishte parkuar në një vend të palejuar në rrugë.

Image

Audi i tij 4×4, u mor nga policia.

Image

Më vonë, pasi kishte dalë për të darkuar, ai zbuloi se shtëpia i ishte vjedhur nga hajdutët, nga ku kishin marrë edhe sende me vlerë.

Image