Cikloni “Gita” ka goditur Zelandën  qendrore duke lënë pa energji elektrike dhjetëra mijëra shtëpi, duke shkaktuar gjendje emergjente.

Dhjetëra shkolla dhe disa rrugë sot janë mbyllur në Bregun Perëndimor dhe në Nelson. Ka rreth 23,000 njerëz pa energji në Taranaki, pasi shtatë rajone deklarojnë një gjendje të jashtëzakonshme.

“Shumë herë na ka ndodhur kjo dhe  nuk kemi  qenë të përgatitur. Kemi qenë të tronditur, me javë të tëra nuk kemi funksionuar si duhet, por këtë radhë ne jemi të përgatitur, të gjitha që na duhen janë, disa ditë të lira nga puna dhe nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se te jemi duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë”,- tha një vendase.

Sipas Shërbimit Meteorologjik të Zelandës së Re, ka pasur erëra me shpejtësi prej 130 kilometër në orë, shkruan WeatherWatch. Shërbimi Meteorologjik thotë se shiu do të vazhdojë deri të mërkurën.