Kohët e fundit ka patur ngjarje tepër serioze rreth të shtënave që bëhen në shkolla, ku po organizohen protesta për ndryshimin e ligjit të armëmbajtjes.

Një prej cifteve më të njohura në shoëbiz, George dhe Amal Clooney kanë treguar se do dhurojnë 500 mijë dollarë për marshimin e organizuar për të mbijetuarit e të shtënave që ndodhën javën e kaluar dhe thonë se do ti bashkohen adoleshentëve kur të dalin në rrugë.

“Marshojmë për Jetën” është slogani i marshimit ku cifti i famshëm premtoi pjesëmarrjen. Ngjarja që nxënësit e shkollës po ndjekin do zhvillohet në Washington DC më 24 mars, por ka patur dhe organizime në Parkland e Florida, ku ndodhën të shtënat.

Amal dhe George kanë thënë se po planifikojnë të marrin binjakët tetë muajsh Ella dhe Aleksandër, jeta e të cilëve mund të varet nga ndryshimi i ligjit të armëve.

Në një deklaratë, Clooney, 56 vjeç, tha: ‘Amal dhe unë jemi frymëzuar aq nga guximi dhe elokuenca e këtyre të rinjve dhe grave nga Stoneman Douglas High School.’