Nga burgu i Shutkës, me vendim të Këshillit për krim të organizuar pranë Gjykatës së Apelit, në arrest shtëpiak kalojnë organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski-Betmen dhe Boris Damovski, të akuzuar për pjesëmarrje në dhunën e 27 prillit në Kuvend.