Cara Delevingne nuk u turpërua aspak kur u tërhoq nga bota e modelingut. Zgjedhja krejt personale dhe e guximshme, bëri që Cara të eksploronte veten në fushën e kinematografisë, si aktore. Por, cila ka qenë arsyeja që fshihet prapa këtij vendimi?

Delevingne është shprehur se nuk është ndjerë vetvetja, dhe modelingu nuk ka qenë kurrë ëndrra e saj. “Nëse pyesni miqtë e mi të vjetër, do t’jua vërtetojnë, pasi kurrë nuk më ka interesuar si dukem në pamje të jashtme”, ka rrëfyer aktorja. Përpos kësaj, Cara zbulon se aktrimi, nga ana tjetër, ka qenë gjithmonë pjesë e dëshurave të saj, si një mënyrë për t’u arratisur nga dëshpërimi.

Edhe pse një vendim i prerë tashmë, Delevingne tregon se nuk është tërhequr plotësisht nga modelingu. “Tani që e provova këtë eksperiencë, kam fituar lirinë për t’i ideuar vetë setet fotografike për kompani të ndryshme, duke bërë kështu që të eci në gjurmët e mia”, shprehet britanikja, e cila po shijon jetën dhe karrierën në çdo mënyrë të mundshme. Goxha zgjedhje!