Mesditën e sotme Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe shoqata “Çamëria” mbajtën një protestë para ambasadës greke në Tiranë.

 “Çamëria është Shqipëri”, ishin pankartat që ata mbanin në duar, ndërsa arsyeja e këtij tubimi është bërja publike dhe me transparencë e procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas tyre Ministria e Jashtme nuk mund të jetë aq e mbyllur në lidhje me këtë çështje të rëndësishme.