Bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë, pavarësisht deklaratave politike të qeveritarëve të të dy vendeve, vijon të mbetet një “ëndërr në sirtar”.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv tha se unifikimi doganor ka hasur në vështirësi. Megjithatë, ai tha se e ardhja është premtuese dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, në 5 vitet e fundit, janë rritur ndjeshëm.

“Është një proces që has vështirësitë e veta. Shkëmbimet tregtare 5 vitet e fundit njohin veçse rritje. Tendenca është e qartë është në favor të shkëmbimeve Shqipëri-Kosovë, por është një proces që do të kërkojë kohën e vet”, tha Bushati.