Zv/kryeministri Bujar Osmani po qëndron në Berlin ku do të takohet edhe me kancelaren Angela Merkel. Takimin e kanë filluar me  dr Folker Trir, Zëvendëspresindent i Unionit të Odave gjermane të Industrisë dhe Tregtisë.

“Ka filluar vizita zyrtare e delegacionit të lartë qeveritar të Republikës së Maqedonisë në Gjermani. Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev takimin e parë e ka zhvilluar me dr Folker Trir, Zëvendëspresindent i Unionit të Odave gjermane të Industrisë dhe Tregtisë. Në qendër të vëmendjes ishin potencialet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në lëmin e biznesit” ka shkruar Osmani