Në kuadër të grevës të zhvilluar nga sindikatat e punëtorëve krahas autobusëve janë anuluar pjesërisht edhe udhëtimet e metrove dhe të tramvajeve

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, punonjësit në sistemin e transportit publik kanë hyrë në grevë për të tërhequr vëmendjen në pamjaftueshmërinë e të drejtave sociale dhe kushteve të punës.

Në kuadër të grevës së zhvilluar nga sindikatat e punëtorëve krahas autobusëve janë anuluar pjesërisht edhe udhëtimet e metrove dhe të tramvajeve.

Si pasojë e grevës punonjësit në qytet janë përballur me vështirësi për të vajtur në punët e tyre.

Greva e cila ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve në qendër të Brukselit do të përfundojë këtë natë.