Gjermania nuk përfshihet në procesin për zgjidhjen e kontestit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke e komentuar vizitën e sotme të kryeministrit Zoran Zaev në Berlin, ku ai do të ketë takim me kancelaren Angela Merkel, e cila ndërkaq dje pati bisedë telefonike me Aleksis CIpras, ndërsa të premten do të kenë takim në Bruksel.

“Jo. Gjermania nuk përfshihet. Negociatat zhvillohet nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësuesit Methju Nimic. Bëhet fjalë për takim bilateral, në të cilin do të bisedohet për shumë punë, çështje ekonomike”, theksoi Boshnjakovski.

Në pyetjen nëse Gjermania mund të jetë ai faktor ndërkombëtar i cili do të ndikojë ndaj dy vendeve nëse negociatat ngecin, Boshnjakovski përmendi se vendi nuk do të përfshihet në proces, por se disa miq të dy vendeve kanë pikëpamjet e tyre për punët.

“Disa miq të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Greqisë kanë pikëpamje të tyre për punët, është e mundur të diskutohet, megjithatë nuk do të marrin pjesë në negociatat”, shtoi Boshnjakovski.

Ai theksoi se optimizmin të cilin e reflekton Zaevi se deri në korrik do të gjindet zgjidhje për kontestin me Greqinë për emrin është për shkak të disa faktorëve, takimin e kryeministrave Zaev dhe Cipras, hapjen e çështjeve të mbyllura për të cilat 15 vjet nuk janë diskutuar, kontakte intensive të ministrave të punëve të jashtme të dy vendeve.

“Lëvizja e vetë bisedimeve është tregues i mjaftueshëm se ekziston hapësirë për optimizëm”, thotë Boshnjakovski. duke i komentuar e dhe informacionet të cilat nga pala greke arrijnë në lidhje me negociatat.

“Informacionet arrijnë nga burime të ndryshme. Ajo që është në kontaktet formale është një punë dhe në parim nuk do të spekulojmë me kohëzgjatjen e negociatave me qëllim të mos prishet procesi”, shtoi Boshnjakovski.