Shtëpia e Bardhë është bllokuar pasi një automjet ka arritur të thyej perimetrin e parë të sigurisë.

Një shofer femër është arrestuar, tha një zyrtar policor. Shërbimi Sekret i SHBA-ve në twitter tha se  makina ka shkelur pengesën e sigurisë të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Dëshmitarët panë një trazirë në bazën e Shtëpisë së Bardhë, pasi oficerë të sigurisë iu përgjigjën thirrjes, raporton Fox News.

Presidenti Donald Trump po pret Kryeministrin Australian Malcolm Turnbull në Shtëpinë e Bardhë.

Turnbull po qëndron në Shtëpinë e Bardhë kur incidenti është duke u hetuar.

Shërbimi Sekret i Shtëpisë së Bardhë tha se asnjë person nga rojat nuk është plagosur në incident.