Presidenti i Turqisë dhe i Rusisë Rexhep Taip Erdogan dhe Vlladimir Putin sot me telefon kanë biseduar për procesin e vendosjes së vendeve të reja vëzhguese në qytetin Idlib.

Ata kanë biseduar edhe për rajonin e Afrinit, ku Turqia ka filluar ofensivë ushtarake kundër milicive kurde, të cilët janë të mbështetura nga SHBA-ja.

Kremlini informoi se Erdogani dhe Putini e kanë konfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim më të afërt në përpjekjet e Rusisë, Turqisë dhe Iranit për funksionim efikas të rajoneve, ku është ulur intensiteti në luftimet në Siri.

“Në bisedimet për situatën në Siri, vëmendje e veçantë është përkushtuar në mënyrat për përmirësim të mëtejshëm të bashkëpunimit në format Astana (negociata paqësore për Sirinëp të mbajtura në Astana midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit), kumtoi Kremlini.