Këngëtarja Besa Kokëdhima ka treguar gjithnjë afeksionin e saj për të atin Koço Kokëdhima.

Këtë herë në rrjete sociale ajo ka publikuar një dhuratë që ka marrë nga babai i saj, stilolaps ku gjendet e gdhendur një firmë.

Krahas këtij postimi ajo ka shkruar: “Faleminderit për këtë dhuratë të bukur i dashur baba! Jam krenare që kam gjakun tënd!”,-përfundon Besa në rrjete sociale. Gjithashtu Kokëdhima ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një material të ri muzikor.