Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha ka shënuar gol për skuadrën e tij Melbourne Victory në humbjen 4:1 ndaj Shanghai Sipg

Melbourne Victory ka pësuar humbje 4:1 nga Shanghai Sipg, në kuadër të Grupit F të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Golin e vetë për australianët e shënoi sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Ndërsa golat për skuadrën kineze i shënuan Hulk, Elkesson dhe Oscar dy. /Express/