Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social një foto me kongresmenin Elliot Engel, i cili ishte një nga pjesëmarrësit në ceremonitë e organizuara me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Një takim i përzemërt me mikun e shquar të kombit shqiptar, kongresmenin Eliot Engel!”, shkruan ish-kryeministri në komentin që shoqëron foton.