Kur Lyn Parent do të shoqëronte motrën e saj për të bërë një tatuazh në vitin 1992, ajo nuk e kishte idenë se kjo do të ndryshonte rrjedhën e jetës së saj.

Por ajo vendosi të bënte një tatuazh, në mënyrë që motra më e vogël të kishte më shumë vetëbesim. Më vonë ajo u prek nga virusi HIV dhe iu tha që do të jetonte vetëm për gjashtë muaj.

Më shumë se 25 vjet më vonë, Lyn është ende gjallë dhe tashmë ka një qëndrim tjetër ndaj jetës dhe vdekjes, ajo e jeton çdo ditë si t’i vijë.

“Mbaj mend se një djalë para meje po bënte një tatuazh dhe artisti i tatuazheve nuk e ndryshoi gjilpërën. Por unë nuk e mendova këtë pjesë. Ato kohë shumë gjëra nuk i mendoja”, tha Lyn.

Kur ajo u kthye në Korsika në Francë, ku punonte si guidë, ajo nuk i dha shumë vemendje tatuazhit të saj të ri.

Rreth tetë javë më vonë filloi të kishte simptoma të ngjashme me ato të gripit: “Isha e zverdhur në fytyrë, nuk mund të haja dhe doja të flija gjatë gjithë kohës”.

ë tetor të vitit 1992, Lyn shkoi të vizitohej. Pas disa ekzaminimeve mjekët nxorrën përfundimin se ajo ishte prekur nga virusi HIV dhe i thanë që kishte vetëm 6 muaj jetë. “Isha e shokuar. Nuk e dija pse”.

Pasi mjekët testuan tre ish të dashurit që Lyn kishte pasur, një nga specialistët zbuloi se virusi HIV asaj i kishte ardhur nga tatuazhi.

Sipas Daily Mail, Lyn tani ka dy fëmijë, Fransua dhe Amira, të cilët janë totalisht të shëndetshëm.

Qëkur nëna e dy fëmijëve u diagnostikua me HIV, ajo ka punuar pa u lodhur për të edukuar njerëzit rreth HIV dhe SIDA./tvklan.al /