Pasi i’u nënshtrua një operacioni prej 32 mijë Euro për të hequr dy brinjë, Sophia Vegas është siguruar që ta nxjerrë gjithmonë në pah belin e saj, i cilësuar si “më i holli në botë”.

Ylli televiziv gjerman ka kthyer edhe njëherë kokat e të gjithëve teksa është fotografuar duke bërë shopping në Beverly Hills këtë të dielë.

Bukuroshja 30 vjeçare, e lindur me emrin Sophia Ëollersheim, kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë pink që i tregonte të gjithë format e saj bombastike.

Operacioni në bel nuk është i vetmi që Sophia ka guxuar të bëjë, pas tre ndërhyrjeve në gjoks dhe katër të tjerave në hundë.