Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë dhe pritet të mungojë vetëm për disa ditë.

Ylli i Bayern Munchen u largua në pjesën e parë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Besiktas në Ligën e Kampionëve, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat të thellë 5-0.

Testet e sotme nga mjekët kanë diagnostikuar se James ka një problem të vogël muskulor të kofshës së majtë. Ai do të mungojë disa ditë në stërvitje”, thuhet në njoftimin e Bayernit.