Vizitës së kryeministrit Edi Rama së bashku me kabinetin qeveritar në Berat, kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur me realitetin e familjeve të varfra të cilave iu është ndërprerë ndihma ekonomike.

Ai akuzon kabinetin qeveritar se shpenzon lekë për ‘ekskursione’ në fundjave e ndërkohë nuk mendon për mbijetesën e këtyre familjeve që si të ardhur të vetme kishin pikërisht këtë ndihmë.

“A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe??? Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme”, thote Basha.  /Gazeta Express/