Barcelona e dëshiron me çdo kusht sulmuesin francez të Atletico Madridit, Antonie Griezmann

Lideri i La Ligas, Barcelona tashmë e ka të qartë se Antonie Griezmann është objektivi kryesor i tyre për sezonin e ardhshëm.

Sipas Don balon, ata kanë bërë edhe planin gati për të bindur Atletico Madridin për shitjen e tij.

Barcelona do të ofrojë 100 milionë euro Atleticos dhe mundësinë e zgjedhjes së një lojtari nga Ousmane Dembele, Andre Gomes e Gerard Deulofeu.

Griezmann ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2022, kurse këtë edicion ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 31 ndeshje në të gjitha garat