Barcelona e dëshiron me çdo kusht sulmuesin francez të Atletico Madridit, Antonie Griezmann.

Kryesuesit e La Ligas, tashmë e ka të qartë se Antonie Griezmann është objektivi kryesor i tyre për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Don Balon”, ata kanë bërë edhe planin gati për të bindur Atletico Madridin për shitjen e tij.

Barcelona do t’i afrojë Atleticos 100 milionë euro dhe mundësinë e zgjedhjes ndërmjet Dembel, Gomes apo Deulofeu.

Nëse Atletico zgjedh Dembelen, atëherë Barcelona do të ofrojë gjysmën e shumës së premtuar, pra 50 milionë euro.

Griezmann ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2022, kurse këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 31 ndeshje në të gjitha garat.