Mediat braziliane konfirmojnë se është arritur akordi me miratimin si nga lojtari ashtu dhe nga klubi katalanas.

Barcelona arrin më në fund akordin me Arthur, mesfushorin brazilian të Gremios, që ndiqte prej kohësh. Emisarë të “blaugranave” dhe të klubit nga Porto Allegre patën një takim në Brazil për të mbyllur në mënyrë përfundimtare detajet e operacionit të transferimit të Arthur në Barcelonë.

Mediat braziliane konfirmojnë se është arritur akordi me miratimin si nga lojtari ashtu dhe nga klubi katalanas.

Në fund operacioni do të mbyllet për shumën e 40 milionë eurove dhe Arthur do të zbarkojë në La Liga në janarin e Vitit 2019. Pas arritjes së dakortësisë me lojtarin, edhe Gremio ka dhënë miratimin.

Nga shuma totale prej 40 milionë eurosh, 60 % do ta kalojnë në arkat e klubit brazilian, që do të thotë se përfiton 24 milionë euro. Pjesa tjetër është e destinuar për biznesmenin Celso Rigo, që ka 20 % të të drejtave të kartonit, transmeton “Supersport.al”.

Tanimë zyrtarizimi mbetet peng i procedurave burokratike, me vizitat mjekësore dhe hedhjen e firmave para aktit formal. Barcelonës i duhet të presë janarin për shërbimet e Arthur.

Mesfushori 21-vjeçar, që konsiderohet si një ndër perlat e futbollit brazilian, do të jetë për Valverden një përforcim i rëndësishëm në mesfushë, ku shumë e krahasojnë me Xavi Hernandez. Arthur spikat për vizionin e tij të lojës në 3/4 e fushës, dhe përdorimin e mirë të topit.