Mbrojtësi i Chelsea, Cesar Azpilicueta është shprehur i kënaqur me performancen e tij dhe të bashkëlojtarëve të tij pas barazimit 1-1 kundër Barcelonës në “Stamford Bridge”, duke shpresuar se do të kenë më shumë fat në ndeshjen e kthimit.

Ai ka thënë se ekipi i kij ka krijuar më shumë raste gjatë lojës se ekipi kundërshtar

“Ata kontrollojnë topin, kjo është normale, kështu luajnë ata. Ne krijuam shanset më të rrezikshme dhe ne ishim ata që mund të kishin fituar” ka thënë Azpilicueta

“Ne duhet të mbrojmë si një skuadër dhe ne duhet të sulmojmë e t’i lëndojmë ashtu siç kemi bërë sot. Shpresojmë që të fitojmë më shumë fat në Barcelonë” ka shtuar ai.

Chelsea dhe Barcelona barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, pas golave të shënuara nga Willian dhe Messi.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në mars në “Camp Nou”