Kontesti për emrin me Greqinë dhe porositë që i dërgoi kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për media ishin në qendër të interesit të opinionit dhe mediave vendore dhe greke.

Merkeli doli me qëndrim se kontesti midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin duhet të zgjidhet, por ndaj procesit nuk ndikohet pozitivisht, nëse bëhet presion.

“Kontesti midis Maqedonisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet, presioni në negociatat nuk sjell dobi. Kam përshtypje se të dyja palët pas një kohe të gjatë kanë interes për zgjidhjen e kontestit. Ky është një parakusht i mirë”, ka thënë Merkel, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për atë nëse në takimin me Zaevin është biseduar për kontestin me Greqinë dhe nëse e njëjta çështje ka qenë temë e bisedës së djeshme telefonike me Aleksis Ciprasin,

Shprehu kënaqësi të madhe për atë që ka lëvizje në negociatat. Në dhjetë vitet e fundit, zgjidhja nuk ishte aq afër, ku është tani dhe do të ishte e jashtëzakonshme nëse të dyja palët arrijnë t’i kapërcejnë pengesat. Ajo përmendi se të dyja palët sillen me përgjegjësi në ripërtëritjen e negociatave dhe se edhe Greqia edhe Maqedonia janë në dijeni çka mund të japin që të arrihet kompromis.

“Kompromiset janë gjithmonë të dhimbshme, por edhe të nevojshme. Ky është art diplomatik dhe për këtë nuk duhet të flitet në konferenca për shtyp, por pas dyerve të mbyllura. Besoj se deklaratat publike më shumë mund ta dëmtojnë, sesa t’i bëjnë mirë procesit”, shtoi kancelarja gjermane.

Kryeministri Zoran Zaev nga ana e tij e falënderoi për mbështetjen e fuqishme Gjermaninë për përcaktimet strategjike të Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO.

“Kemi marrë mbështetje të fuqishme nga pala gjermane për përcaktimet tona strategjike, hyrjen në BE dhe NATO. Neve na mbetet të vazhdojmë me reformat dhe me zgjidhjen e kontestit me Greqinë. Këto janë çështje të vështira, por ne do të gjejmë zgjidhje, në të cilën do t’i kyçim edhe opozitën edhe kryetarin e shtetit, ndërsa do të pyeten edhe qytetarët”, tha Zaev.

Ndryshe, kancelarja Merkel, një ditë para vizitës së kryeministrit Zaev në Berlin, realizoi bisedë telefonike me kryeministrin grek Aleksis Cipras, me të cilin mes tjerash kanë biseduar edhe për çështjen e emrit. konfirmuan nga kabineti i Ciprasit.

Sipas analistëve, ky aktivitete i Berlinit zyrtar në relacionet Shkup – Athinë është sinjal inkurajues dhe konfirmim për interesimin e bashkësisë ndërkombëtare për mbyllje përfundimtare të kontestit me emrin, i cili shkon në dobi të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe sigurisë rajonale dhe evropiane